Telegrafi

Man Utd do të përfshijë Maguire në ofertën e re për Mount

Manchester Unitedi është gati të përfshijë kapitenin Harry Maguire në ofertën e tyre për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Mason Mount.

Mount ka rënë dakord për kushtet personale me Unitedin, por të dy klubet janë disi të largëta për sa i përket vlerësimit të tij.

Chelsea po kërkon rreth 80 milionë euro për të shitur lojtarin, ndërsa Unitedi po këmbëngul për më pak se 60 milionë euro duke qenë se ai ka një vit për të përfunduar kontratën e tij.

Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon se kë ka më shumë gjasa të nënshkruajë Man Utd këtë verë, krijon një listë me nëntë lojtarë

Megjithatë, sipas mediumit The Sun, Unitedi është i përgatitur për të ulur komponentin e parave të gatshme duke përfshirë mbrojtësin Maguire në ofertën e tyre.

Trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino është një tifoz i Maguire dhe u përpoq ta nënshkruante atë për Tottenham Hotspur kur ai ishte me Sheffield United.

Këtë javë, menaxheri i United, Erik ten Hag deklaroi se Maguire, i cili iu bashkua United për 85 milionë funte apo rreth 100 milionë euro në vitin  2019, “ka një vendim për të marrë” për sa i përket të ardhmes së tij. /Telegrafi/