Telegrafi

Man Utd rivalizon Tottenhamin, kërkon nga Interi çmimin e Bastonit

Manchester Unitedi është gati të rivalizojë Tottenham Hotspur, pasi ka kërkuar nga Interi të dijë çmimin për mbrojtësin italian Alessandro Bastonin.

Italiani është një objektiv i trajnerit të Tottenhamit, Antonio Conte, por tani ka përfunduar edhe në radarin e Djajve të Kuq.

Sipas mediumit Daily Mail, Unitedi ka pyetur së fundmi për çmimin mbrojtësin e Interit, Bastoni.

Lexo po ashtu Conte duket se nuk është i interesuar vetëm në Perisicin, po ‘peshkon’ më shumë te Interi

Nerazzurrët duket se nuk e kanë patjetër ta largojnë 23-vjeçarin pasi shihet si bazë e fortë për të ardhmen.

Megjithatë, një ofertë rreth 70-80 milionë euro mund ta ndryshonte mendimin e drejtuesve të klubit nga Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Agjenti i Bastonit flet për të ardhmen e mbrojtësit: Ndihet mirë te Interi, por gjithçka mund të ndodhë

Bastoni u paraqit 44 herë për klubin e tij sezonin e kaluar dhe po bëhet titullar i rregullt për kombëtaren e Italisë.

Conte më parë kishte krijuar një marrëdhënie të suksesshme me Bastonin dhe dyshja fituan ligën së bashku në Inter. /Telegrafi/