Manchester Unitedi është gati të rivalizojë Tottenham Hotspur, pasi ka kërkuar nga Interi të dijë çmimin për mbrojtësin italian Alessandro Bastonin.
Italiani është një objektiv i trajnerit të Tottenhamit, Antonio Conte, por tani ka përfunduar edhe në radarin e Djajve të Kuq.
Sipas mediumit Daily Mail, Unitedi ka pyetur së fundmi për çmimin mbrojtësin e Interit, Bastoni.
Nerazzurrët duket se nuk e kanë patjetër ta largojnë 23-vjeçarin pasi shihet si bazë e fortë për të ardhmen.
Megjithatë, një ofertë rreth 70-80 milionë euro mund ta ndryshonte mendimin e drejtuesve të klubit nga Giuseppe Meazza.
Bastoni u paraqit 44 herë për klubin e tij sezonin e kaluar dhe po bëhet titullar i rregullt për kombëtaren e Italisë.
Conte më parë kishte krijuar një marrëdhënie të suksesshme me Bastonin dhe dyshja fituan ligën së bashku në Inter. /Telegrafi/