Media të shumta në Itali pohojnë se Manchester United po udhëheq garën për të nënshkruar me portierin e Interit, Andre Onana, i cili do të zëvendësohet nga Guglielmo Vicario në Giuseppe Meazza.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport, Djajtë e Kuq po bëjnë presion për të nënshkruar me reprezentuesin kamerunas, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të parë me Nerazzurrët.
Gazzetta dello Sport raporton se Unitedi është ‘gati’ për të bërë një ofertë, ndërsa Il Corriere dello Sport shkruan se Onana ‘do të përqafojë përsëri Erik ten Hag’ duke qenë se dyshja tashmë kanë punuar së bashku në Ajaxi.
Onana, lo United pronto all’offerta. E l’Inter blocca Vicario #calciomercato https://t.co/g454wUuPsr
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 21, 2023
Çmimi i kërkuar i Interit për Onanën thuhet se është rreth 60 milionë euro.
Nga ana tjetër, Vicario i Empolit do të kushtonte rreth 25 milionë euro si pasues i Onanës.
Të martën, presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, tha se një klub i madhe i Serie A e kishte telefonuar duke i kërkuar informacion për italianin pasi ata mund ta shesin portierin e tyre jashtë vendit.
Chelsea mendohej se do të kryesonte garën për Onanën, por Manchester United tani është përpara në garën për 27-vjeçarin. /Telegrafi/