Telegrafi

Man Utd përfshinë Pogban në ofertën për Bale

Vera e vitit 2018 mund të na sjell një nga shkëmbimet më të mëdha në histori të futbollit botëror, ku akterë kryesorë pritet të jenë Paul Pogba dhe Gareth Bale.  

Aksi Mançester-Madrid gjithmonë ka qenë i frekuentuar në aspektin sportiv apo më saktë në lojën e futbollit.

Kjo pasi, gjiganti spanjoll, Real Madridi, në të kaluarën ka transferuar emra të njohur nga Old Trafford si Cristiano Ronaldo, David Backham dhe Rud Van Nistelrooy.

Lexo po ashtu PSG dëshiron Pogban e Martialin, Unitedi kërkon Neymarin në këmbim

Edhe vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë në këtë aks, por kësaj radhe më të interesuar janë gjigantët anglez të ‘rrëmbejnë’ një lojtar nga Reali.

Paul Pogba (Getty Images)

Është ylli uellsian, Gareth Bale, i cili i pëlqen shumë nga drejtuesit e klubit anglez.

Gareth Bale (Getty Images)

Bele duket se është i vendosur të largohet nga Spanja në verë, me Unitedin që vazhdimisht ka qenë i lidhur me një lëvizje për ish-yllin e Tottenhamit.

Lexo po ashtu Përkeqësohen marrëdhëniet Bale-Zidane, ylli uellsian pritet të largohet në verë

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Unitedi do të përpiqet të përfshijë Paul Pogban në çdo ofertë për anësorin e Real Madridit, Bale.

Jose Mourinho do të ofrojë Pogban në këmbim të Bale, edhe pse duket se presidenti i Madridit, Florentino Perez, do të preferonte një marrëveshje shkëmbimi me Liverpoolin që do të përfshinte Mohamed Salahun. /Telegrafi/