Vera e vitit 2018 mund të na sjell një nga shkëmbimet më të mëdha në histori të futbollit botëror, ku akterë kryesorë pritet të jenë Paul Pogba dhe Gareth Bale.
Aksi Mançester-Madrid gjithmonë ka qenë i frekuentuar në aspektin sportiv apo më saktë në lojën e futbollit.
Kjo pasi, gjiganti spanjoll, Real Madridi, në të kaluarën ka transferuar emra të njohur nga Old Trafford si Cristiano Ronaldo, David Backham dhe Rud Van Nistelrooy.
Edhe vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë në këtë aks, por kësaj radhe më të interesuar janë gjigantët anglez të ‘rrëmbejnë’ një lojtar nga Reali.
Është ylli uellsian, Gareth Bale, i cili i pëlqen shumë nga drejtuesit e klubit anglez.
Bele duket se është i vendosur të largohet nga Spanja në verë, me Unitedin që vazhdimisht ka qenë i lidhur me një lëvizje për ish-yllin e Tottenhamit.
Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Unitedi do të përpiqet të përfshijë Paul Pogban në çdo ofertë për anësorin e Real Madridit, Bale.
Jose Mourinho do të ofrojë Pogban në këmbim të Bale, edhe pse duket se presidenti i Madridit, Florentino Perez, do të preferonte një marrëveshje shkëmbimi me Liverpoolin që do të përfshinte Mohamed Salahun. /Telegrafi/