Telegrafi

Man Utd ka një plan rezervë të dyfishtë nëse dështon pista Kane

Klubi anglez, Manchester United do të synojë sulmuesit Randal Kolo Muani dhe Rasmus Hojlund në afatin kalimtar të verës si alternativa për Harry Kane.

Djajtë e Kuq janë të vetëdijshëm se mund të dështojnë në transferimin e objektivin kryesor Kane.

Ylli i Tottenham Hotspur dhe kapiteni i Anglisë mund të jetë shumë i shtrenjtë, ndërsa në moshën 29-vjeçare ai nuk është më në mes të karrierës së tij.

Lexo po ashtu Tottenhami pranon ta shesë Harry Kane, por vetëm me një kusht

Sipas mediumit Manchester Evening News, Unitedi ka dy lojtarë në listë nëse dështojnë ta transferojnë Kane.

Njëri është francezi Randal Kolo Muani i Eintracht Frankfurt dhe tjetri danezi Rasmus Hojlund nga Atalanta.

Ky i fundit mund të jetë i panjohur për shumë tifozë të Unitedit, por ai ka shënuar 14 gola këtë sezon. /Telegrafi/