Telegrafi

Man Utd i gatshëm të paguaj klauzolën e Ousmane Dembeles

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi francez e vazhdoi kontratën me gjigantin katalunas deri në verën e vitit 2024 dhe ai tanimë ka një klauzolë largimi nga Camp Nou.

Sipas asaj që është thënë në TeamTalk, Djajtë e Kuq janë të interesuar për transferimin e anësorit francez në verë.

Madje United është gati ta paguaj edhe klauzolën e francezit e cila është 50 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për skuadrën angleze.

Tani i mbetet drejtuesve të Djajve të Kuq ta bindin Dembelen për tu transferuar në Old Traford, pasi francezi duket se është i lumtur te Barcelona.

Lexo po ashtu Klauzola që i mundëson Dembeles të largohet me gjysmë çmimi – alarmohen klubet angleze

Nga ana tjetër katalunasit duan ta shmangin largimin e tij dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re afatgjate.

25-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 28 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar tetë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/