Telegrafi

Man Utd dhe Chelsea i bashkohen Arsenalit në garën për transferimin e sulmuesit Isak

Sulmuesi suedez i Real Sociedadit, Alexander Isak ka futur në ‘luftë’ tri klube të mëdha angleze, të cilat duan ta transferojnë gjatë verës.

Isak ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në La Liga me Sociedadin, por edhe me kombëtaren e Suedisë.

Paraqitjet e tij të mira dhe vazhdimësia e tij kanë bërë që sulmuesi 22-vjeçar të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Arsenali i vendosur për revolucion në verë, ka gati 215 milionë euro për transferimin e tre yjeve

Arsenali me trajnerin Mikel Arteta u raportua se janë shumë të interesuar në transferimin e Isak, i cili vlerësohet 80 milionë euro nga Sociedadi.

Megjithatë, tani Manchester United dhe Chelsea kanë vendosur gjithashtu si objektiv nënshkrimin e sulmuesit suedez.

Sipas The Mirror, Djajtë e Kuq e shohin Isakun si lojtarin ideal për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon dhe mund të hyjnë me një ofertë gjatë verës. /Telegrafi/