Interi po refuzon ofertat për Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni, por mund të mbledhë fonde duke shitur Stefan de Vrij te Manchester United ose Aston Villa.
Javët e fundit kanë qenë të dominuara nga raportet e luftërave të ofertave midis klubeve të ndryshme për qendërmbrojtësit e Nerazzurrëve.
Chelsea, Tottenham Hotspur, United, Paris Saint-Germain dhe shumë të tjerë janë duke zhurmuar për Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni, por çmimi i kërkuar për të dy është në rajonin e 90-100 milionë euro.
Nga ana tjetër, sipas mediumit italian Sportitalia, Interi mund të ndahet me De Vrij këtë verë për të mos u privuar nga largimi i dyshes së lartpërmendur.
Reprezentuesi holandez është 30 vjeç dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023, kështu që drejtuesit duan të fitojnë diçka nga shitja e tij.
Ai u bashkua nga Lazio si lojtar i lirë në vitin 2018 dhe bëri 41 paraqitje në të gjitha garat për Interin këtë sezon, duke shënuar një gol.
?↩️ Stefan #DeVrij could leave #Inter during the summer. ⚫?
? Some #EPL clubs have shown interest in the ?? centre-back: #MUTD and #AVFC are among these. ?⚽ #Transfers #Calciomercato pic.twitter.com/K1uNxQu7yJ
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) June 15, 2022
Sipas Sportitalia, për De Vrij ka interes nga Manchester United dhe Aston Villa, si dhe klube të tjera të paidentifikuara në Ligën Premier.
Newcastle United është në kërkim të një mbrojtësi, duke luftuar me Milanin për Sven Botman të Lille, kështu që ata gjithashtu do të jenë në garë për De Vrij. /Telegrafi/