Telegrafi

Man Unitedi rivalizon Milanin për Sanchesin

Manchester United ka ringjallur interesimin e tyre për mesfushorin e Bayern Munichut, Renato Sanches.

Sipas The Guardian, Bayerni e ka bërë mesfushorit portugez të disponueshëm për transferim për 40 milionë funte apo rreth 45 milion euro.

Lexo po ashtu Bayerni kërkon 48 milionë euro për Sanchezin

Kjo ka bërë që United të marrë në konsideratë rihapjen e interesave të tyre në reprezentuesin e Portugalisë.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, thuhet se ende është i interesuar ta marrë atë në Old Trafford si një alternativë e mundshme ndaj Eric Dier, të cilin Tottenhami duket se refuzon ta shesë.

Lexo po ashtu Rummenigge: E konfirmoj se Milani ka shfaq interesim për Sanches

Megjithatë, ai mund të përballet me konkurrencë të fortë në gjah për të fituar nënshkrimin e tij.

Gjigantët italianë të Milanit janë gjithashtu të interesuar për Sanchesin. /Telegrafi/