Site icon Telegrafi

Man City refuzon Real Madridin dhe Interin për Agueron

Manchester City është i vendosur të mbajë yllin e tyre, Sergio Aguero, i cili u lidh me një largim këtë verë nga Etihad.

Aguero ka vetëm edhe një vit pas përfundimit të sezonit në marrëveshjen e tij të tanishme dhe flitej se mund të largohej nga City për sezonin e ardhshëm.

Gazetari Nicola Schira i Gazzetta dello Sport raporton se gara për yllin argjentinas ishte mes dy klubeve të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Sot tetë vjet më parë, Sergio Aguero shënoi golin më dramatik në historinë e Ligës Premier

Sipas Schira, Real Madridi i është bashkuar Interit këtë javë në tentim për të rrëmbyer Agueron nga City këtë verë.

Sidoqoftë, të dy gjigantët morën përgjigje të shkurtër nga kampioi aktual anglez.

Lexo po ashtu De Jong: Aguero është njëri nga sulmuesit më të mëdhenj, i frikëson mbrojtësit kundërshtar

City është i vendosur ta mbajë edhe më tutje reprezentuesin e Argjentinës në Etihad.

Në të vërtetë, fjalët i janë dërguar menaxhmentit të Agueros duke iu thënë se nuk ka asnjë mënyrë që City të marrë parasysh ofertat për të këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version