Site icon Telegrafi

Man City ka gati 125 milionë euro për Mahrez dhe Jorginho

Man City (Getty Images)

Manchester City ka etiketuar dy futbollistët që dëshiron t’i transferoj në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Qytetarët dominuan totalisht Ligën Premier këtë sezon, duke u shpallur kampion katër apo pesë javë para përfundimit.

Lexo po ashtu Man City vulos dominimin total në Angli, thyen tri rekorde të mëdha në Ligën Premier

Megjithatë, skuadra angleze nuk po arrin të ketë sukses në Evropë pasi u eliminuan në çerekfinale nga rivalët e Liverpoolit.

Ky dështim në Ligën e Kampionëve tash e dhjetë vite pas blerjes nga sheikët ka bërë që drejtuesit të shikojnë edhe më shumë për përforcimin e skuadrës.

Mahrez pëlqehet shumë nga City (Getty Images)

Sipas mediumit britanik Daily Mail, drejtuesit e Cityt kanë etiketuar dy emra për të përforcuar skuadrën gjatë afatit të verës.

Jorginho, i preferuari i Guardiolas (Getty Images)

Anësori maroken i Leicester Cityt, Riyad Mahrez dhe mesfushori italo-brazilian i Napolit, Jorginho, janë dy futbollistët që i duan të City.

Lexo po ashtu Man City kryeson garën për Jorginhon

Mahrez është një dëshirë e madhe e trajnerin Pep Guardiola dhe drejtuesit kanë gati 60 milionë funte apo 68 milionë euro për shërbimet e tij.

Edhe Jorginho pëlqehet shumë nga Guardiola dhe drejtuesit duan t’ia plotësojnë kërkesën duke ofruar 50 milionë funte apo 57 milionë euro për të, që mendohet se janë të mjaftueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version