Manchester City bëhet skuadra e parë në historinë e Ligës Premier që ka pesë lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm.
Qytetarët triumfuan me rezultat të thellë 5-0 ndaj Newcastle United të mërkurën mbrëma në Etihad.
Golat për ekipin e Pep Guardiolas u shënuan nga Gabriel Jesus, Riyad Mahrez, Federico Fernandez autogol, David Silva (65’) dhe Raheem Sterling (90+).
Me këtë fitore dhe shënimin e algjerianit Mahrez, City ka hyrë në histori me arritjen e fundit duke u bërë klubi i parë që ka pesë shënues me numër dyshifror të golave.
Mahrez arriti në shifrën dyshifrore të golave, duke e quar në 10 numrin e golave dhe duke u bërë lojtari i pestë i Cityt që arrin këtë në këtë sezon.
• Sergio Aguero: 16
• Raheem Sterling: 13
• Kevin De Bruyne: 11
• Gabriel Jesus: 11
• Riyad Mahrez: 10Manchester City are the first English top-flight side to have five team-mates score 10+ goals in a season since Everton in 1984-85 🔥 pic.twitter.com/gVWdjKUxhY
— GOAL (@goal) July 8, 2020
De Bruyne ka 11 gola, ashtu si edhe Gabriel Jesus, i cili hapi rezultatin kundër skuadrës së Steve Bruce.
Dy golashënuesit më të mirë të Cityt në ligë këtë sezon janë Raheem Sterling me 13 gola dhe Sergio Aguero në 16 sosh.
City është skuadra e parë në kampionatin elitar të Anglisë që ka të paktën pesë lojtarë që arrijnë 10 apo më shumë gola që nga Evertoni i sezonit 1984-85. /Telegrafi/