Telegrafi

Man City fillon me blindimin e yjeve: Tre lojtarë nënshkruajnë rinovimin e kontratave, De Bruyne afër vazhdimit  

during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on December 16, 2017 in Manchester, England.

Manchester City ka filluar me blindimin e lojtarëve kryesor të skuadrës, duke vazhduar kontratat me ta edhe për shumë vite.

Burimet e mediumit britanik Goal.com raportojnë se mbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi ka nënshkruar vazhdimin e kontratës edhe për dy vite me Manchester Cityn.

29-vjeçari argjentinas është bërë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolas këtë sezon dhe ka bindur totalisht trajnerin me paraqitjet e tij.

Nicolas Otamendi (Getty Images)

Otamendi ka filluar të gjitha ndeshjet me Cityn në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar pesë gola në 23 paraqitjet e tij.

Ai është ylli i fundit që ka vendosur të rinovoj kontratën me Cityn, pasi pas Kupës së Botës ofertat në drejtim të tyre mund të vërshohen nga klubet e mëdha evropiane.

Fernandinho (Getty Images)

Goal.com raportoi më parë këtë javë se edhe Fernandinho vendosi të rinovoj kontratën e tij, duke vendosur të zezën mbi të bardhë për një vit shtesë, por me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Gabriel Jesus (Getty Images)

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje të re deri në vitin 2023.

Ndërsa, ylli belg, Kevin De Bruyne është gati për rinovimin me Cityn, por derisa agjenti i tij të arrij marrëveshje për të drejtat e imazhit. /Telegrafi/

Kevin De Bruyne (Getty Images)