Manchester City thuhet se do të investojë 200 milionë funte në përmirësimin e skuadrës së tyre në disa zona në fund të sezonit – me Romelu Lukaku të Interit një objektiv madhor.
Skuadra e Pep Guardiola është vendosur në garën për titull këtë sezon dhe qëndron katër pikë prapa liderëve të Manchester Unitedit me një lojë më pak.
Por, City përballet me disa dilema afatgjata në fusha, si mbrojtja dhe sulmi me të tillë si Sergio Aguero, Fernandinho dhe Eric Garcia në gjendje të largohen nga Etihad Stadium falas këtë verë.
Sipas mediumit The Telegraph, Guardiola dhe skuadra e tij do të synojnë një sulmues të ri, mbrojtës të majtë dhe një mesfushor me tipare mbrojtëse në riparimin e madh të skuadrës së tyre.
Një fushë shqetësuese është një zëvendësim afatgjatë i sulmuesit Sergio Aguero i cili ka luftuar me probleme dëmtimesh që nga fillimi i sezonit.
Sulmuesi argjentinas është golashënuesi rekord i të gjitha kohërave i Cityt, por kontrata e sulmuesit 32-vjeçar skadon në gjashtë muaj dhe Aguero ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Por, City thuhet se do të synojë një sulmues të ri edhe nëse Aguero përfundon duke qëndruar në Etihad përtej kësaj vere.
I njëjti raport pretendon se Lukaku, sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland dhe sulmuesi i Benficës, Darwin Nunez janë shënjestruar si pasardhës afatgjatë të Agueros.
Një lëvizje e Etihad për Lukakun do të shihte belgun të kthehej në Mançester, pasi kishte kaluar dy sezone tek rivalët e Unitedit midis viteve 2017 dhe 2019.
27-vjeçari u transferua në Old Trafford nga Everton në një lëvizje prej 90 milionë funtesh në verën e vitit 2017, por luftoi për minuta nën Jose Mourinhon dhe Ole Gunnar Solskjaer megjithëse shënoi 42 gola në 96 paraqitje në të gjitha garat.
Lukaku u transferua te gjigandët italianë të Interit në verën e vitit 2019 për një transferim prej 72 milionë funtesh dhe po shkëlqen duke shënuar 51 gola në 73 ndeshje për Nerazzurrët. /Telegrafi/