Mali i Zi do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
Malazezët do të mirëpresin në muajin e ardhshëm përfaqësuesen sonë dhe më pas kombëtaren e Çekisë.
Ljubisa Tumbakovic, trajneri i fqinjit tonë, ka zbardhur listën e lojtarëve që janë ftuar në kombëtare, dhe ka në dispozicion vetëm dy sulmues.
E gjithë kjo pasi që Stevan Jovetic ka kryer një operim në këmbë dhe do të mungojë deri në muajin nëntor dhe Luke Gjorgjevic ka lënduar muskujt e këmbëve dhe do të jetë katër muaj jashtë fushave të blerta
Kjo do të bëjë që kundër “Dardanëve” malazezëve në fazën e sulmit do të luajë me dyshen Fatos Beqirajn dhe Stefan Mugoshën, të cilët do të startojnë në dy ndeshjet e ardhshme.
Theksojmë se Mali i Zi do të grumbullohet më 27 maj gjersa ndeshjen me Kosovën do ta luajë në Podgoricë më 7 qershor dhe tri ditë më vonë do të udhëtoj për në Pragë, ku do të takohet me Republikën Çeke.
Ndryshe, Kosova është në pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A me një pikë, po aq sa kanë malazezët e vendit të katërt, por me goldallim të dobët. /Telegrafi/