Site icon Telegrafi

Maldini: Me Interin gjithmonë ka pasur respekt dhe rivalitet

Paolo Maldini ka thënë se është i hapur për dialog me FIGC-në dhe ka përshëndetur Interin për “respektin dhe rivalitetin” e tyre me Milanin gjatë 110 viteve.

Maldini ka qenë i zëshëm në kritikën e tij ndaj trupit qeverisës të futbollit italian, duke e akuzuar atë për “moskujdes” për ekipin kombëtar, shkaku i dështimit për kualifikim në Kupën e Botës.

Legjenda italiane foli gjithashtu edhe për këshillat që mund t’ju jap atyre, ndërsa pati vetëm fjalë të mira për rivalët e Interit, të cilët festojnë sot (e premte) 110 vjet ekzistencë si klub.

Lexo po ashtu Maldini i hapur për të punuar vetëm te Milani dhe Përfaqësuesja e Italisë

“FIGC? Unë jam i gatshëm të flas me ta, por është shumë herët të them nëse do të përfshihem me ta”, ka thënë fillimisht Maldini për mediat italiane.

Maldini dhe Kaladze gjatë një dueli me Adrianon (Getty Images)

“Gjithmonë më ka pëlqyer bota e futbollit, por kurrë nuk kam thënë se duhet domosdoshmërisht të qëndroj në të”.

“110-vjetori i Interit? Gjithmonë ka pasur respekt dhe rivalitet mes nesh”.

Lexo po ashtu Tassotti zbulon formacionin më të mirë në histori të Milanit –Shumë yje brenda, por edhe shumë të tjerë jashtë (Foto)

“Kur fillova të luaja për ekipin kombëtar, ka pasur grupe të lojtarëve të Milanit dhe Interit, por kemi kaluar mirë me njëri-tjetrin”, përfundoi ikona e Milanit.

Ndryshe, Derby della Madonnina duhej të luante në dielën e kaluar, por ndeshja e javës së 27-të u shty shkaku i vdekjes së papritur të Davide Astorit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)
Exit mobile version