Site icon Telegrafi

Maldini flet për interesimin e Barcelonës për Kessien

Drejtuesi i Milanit, Paolo Maldini ka folur së fundmi për situatën e mesfushorit Franck Kessie, i cili është lidhur me një transferim te Barcelona.

Legjenda e klubit, Maldini e ka pranuar se ata nuk do t’i japin kontratë të re mesfushorit Kessie, i cili deri tani nuk ka pranuar ofertat e bëra.

Marrëveshja e mesfushorit skadon në qershor dhe ai ka marrë një propozim para-kontrate nga Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona po i afrohet marrëveshjes me Kessie

Për situatën e lojtarit dhe interesimin e klubit nga Camp Nou ka folur edhe vet drejtori i Milanit, Maldini.

“Është normale të shohësh se Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Franck”, ka thënë fillimisht Maldini për Mediaset.

“Kontrata e tij po përfundon dhe ne nuk kemi arritur ende një marrëveshje. Klubi e ka bërë të qartë qëndrimin e tij dhe ne nuk do të lëvizim nga kjo”.

Lexo po ashtu Kessie do të vendosë së shpejti për të ardhmen, Interi dhe Barcelona në pritje

Drejtori i futbollit te Rossonërt u pyet edhe për situatën e Zlatan Ibrahimovic.

“Ai është një fitues, kështu që është e drejtë që ai ta thotë këtë. Shpresojmë se ne mund të fitojmë diçka dhe ai do të ketë ende një të ardhme me ne. Fokusi i tij kryesor tani duhet të jetë rikthimi në formë të plotë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version