Site icon Telegrafi

Maldini e donte Pirlon në vend të Piolit para shkarkimit

(Foto: Twitter/AC Milan)

Paolo Maldini dëshironte një revolucion te Milani para shkarkimit duke kërkuar zëvendësimin e Stefano Piolit me Andrea Pirlon – njofton Corriere dello Sport.

Legjenda e Rossonerëve u shkarkua nga pronari Gerry Cardinale pas një takimi të tensionuar, ndërsa deri iu tregua edhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, Frederic Massara.

Maldini dhe Massara luajtën rol vendimtar në rikthimin e Milanit në krye të futbollit italian duke transferuar emra, si Mike Maignan, Rafael Leao e Theo Hernandez.

Lexo po ashtu Maignan, Leao dhe The Hernandez – Tensione në kampin e Milanit pas shkarkimit të Maldinit

Largimi i dyshes e ka vënë klubin në një gjendje kaosi duke shkaktuar pakënaqësi dhe tensione ndërmjet futbollistëve.

Burimet nga kampi i Milanit kanë thënë për Corriere dello Sport se ish-drejtori dëshironte zëvendësimin e trajnerit të tanishëm me legjendën e futbollit italian, Andrea Pirlo, i cili është larguar nga klubi turk, Fatih Karagumruk.

Lexo po ashtu Zyrtare: Andrea Pirlo shkarkohet nga Fatih Karagumruk

Shkarkimi i Maldinit i ka dhënë fund kësaj ideje, ndërsa Pioli konsiderohet pjesë qendrore e projektit të RedBird për Rossonerët. /Telegrafi/

Exit mobile version