Site icon Telegrafi

Majlinda konfirmon pensionimin dhe se e ka nisur karrierën si trajnere e xhudos

(Foto: Facebook/KOK)

Xhudistja e madhe shqiptare, Majlinda Kelmendi, ka treguar se tashmë e ka filluar karrierën si trajnere e xhudos, pasi i dha fund karrierës si xhudiste aktive pas Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’.

“Po, e kam filluar një muaj pas lojërave olimpike dhe realisht jam në sallë më shumë se kur kam ushtruar vetë.

“Toni (Driton Kuka) në fillim kur kemi biseduar më ka thënë se do të merrem me juniorë seniorë, por tani jam duke u marr me fëmijë, me kadet, junior, senior e ne të gjithë”.

Lexo po ashtu Nora, Distria, Kuka dhe Majlinda vlerësojnë Qendrën Nacionale të Xhudos

“Kështu që po e shijojë xhudo është ajo çka e kam bërë gjithë jetën edhe është nder dhe kënaqësi që Toni më beson”, ka deklaruar Majlinda, citon KP.

(Foto: Facebook/KOK)

Këto komente, kampionia olimpike i ka bërë në përurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, për të cilën ka thënë se infrastruktura e mirë është faktori kryesor në sukseset e një sportisti dhe se kjo sallë ofron kushte shumë të mira për ta bërë këtë.

Exit mobile version