Site icon Telegrafi

Majlinda Kelmendi operohet me sukses në ligamentin kryqëzor (Foto)

Xhuditsja kosovare, Majlinda Kelmendi ka kryer me shumë sukses operacionin e saj në ligamentin e kryqëzuar, operim i cili u krye sot (e premte).

Majlinda Kelmendi është sportistja që po bënë krenar gjithë Kosovën me sukseset e saj të njëpasnjëshme në Evropë dhe botë, duke fituar shumë medalje.

Lexo po ashtu Kuka zbulon shkaqet e humbjes së Majlindës, flet edhe për xhudistët e tjerë të Kosovës

Megjithatë, në ndeshjet e fundit, xhudistja pejane nuk ka pasur paraqitje shumë të mira, por kjo ka ardhur shkaku i një lëndimi të pësuar në ligamentin kryqëzor që nuk e ka lejuar ta jap të gjithën nga vetja.

Lexo po ashtu Kuka: Majlindës nuk i ka dalë asnjë cent për pagat që nga korriku i vitit 2016

Por, ditët e vështira për Majlindën kanë kaluar, pasi trajneri i saj Driton Kuka ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, se xhudistja pejane është operuar sot (e premte) dhe operimi i saj ka kaluar me sukses.

Kuka e ka cilësuar këtë ditë si njërën nga më të lumturat në jetën e tij, teksa nuk ka harruar t’i falënderoj edhe ata që ndihmuan operimin. /Telegrafi/   

Postimi i Driton Kukës: 

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!

Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra!

Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!

Ajo të cilës ju kam frikësuar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest!

Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhëntë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!

Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič

Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”

 

 

Exit mobile version