Site icon Telegrafi

Majlinda Kelmendi mposht Kocherin, kalon në gjysmëfinale të Grand Prixit te Tel Avivit

Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka arritur edhe fitoren e dytë gjatë ditës në Grad Prixin e Tel Avivit në Izrael.

Majlinda Kelmendi e ka nisur mirë Grand Prixin duke e mposhtur fillimisht me  Ippon xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani.

Kjo fitore e Majlindës erdhi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale në Grand Prixin e Tel Avivit

Sukseset e Kelmendit nuk u ndalën kaq pasi xhudistja jonë shënoi fitore edhe në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja pejane u taku me Fabienne Kocher nga Zvicra, të cilën gjithashtu e mposhti.

Kështu, pas këtyre dy fitoreve, Kelmendi e sheh veten në gjysmëfinale të Grand Prixit që po mbahet në Izrael.

Në gjysmëfinale, Kelmendi do të takohet me xhudisten rumune, Andreea Chitu.

Në rast kalimi në finale, Majlinda do të ndeshet me njërën nga dy xhudistet izraelite, Gili Cohen ose Gefen Primo. /Telegrafi/

Exit mobile version