Xhudisjta nga Kosova, Majlinda Kelmendi e ka nisur me rezultate pozitive Grand Prixin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë me rezultate të mira në këtë sport.
E fundit që ka arritur rezultat të mirë është pejania Majlinda Kelmendi.
Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kampionia Olimpike e ka mposhtur me Ippon xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani.
Kjo fitore e Majlindës erdhi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Në çerekfinale, xhudistja pejane do të takohet me Fabienne Kocher nga Zvicra. /Telegrafi/