Site icon Telegrafi

Majlinda, Distria dhe Driton Kuka prezentë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, trajneri i sukseseve të madha, Driton Kuka dhe xhudistja tjetër e suksesshme, Distria Krasniqi, kanë qenë prezentë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë së vendit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj kërkoi një duartrokitje dhe nderim të veçantë për sportistët që i kanë sjellë shumë trofe vendit të tyre.

“Xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre, Toni Kukën, e kanë skalitur emrin e Kosovës në qindra piedestale, deri në olimpiadën e Brazilit, duke e lartësuar flamurin e Kosovës aty ku nuk ishte e mundur më herët”.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Ata na kanë bërë të qajmë nga gëzimi e të buzëqeshim nga lumturia. Ju lus që me duartrokitje t’ua kthejmë nderin që ato ia kanë bërë shtetit të tyre”, deklaroi Osmani.

“Urime Pavarësia! 12 vjet Shtet drejtpërdrejt nga Parlamenti i Republikës së Kosovës”.

“Kosovës i duhet unitet politik më shumë se kurrë për të mirën e vendit! Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Kuka në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version