Site icon Telegrafi

Majlinda dhe Kuka: Lutemi për fitoren e Kombëtares

Kampionia e xhudos, Majlina Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka, po e përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë nga Franca.

Ata kanë qëndruar në Monako për të kryer përgatitjet për ‘Rio 2016’, ndërsa kanë bërë të ditur se më vonë do të nisen për në Kroaci për të vazhduar përgatitjet. Këtë e ka bërë të ditur Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.

“Foto nga Monako, një kafe rrugës për OTC Poreç Kroaci. Kampi stërvitor në Saint Cyprien përfundoi me sukses, tash Kampi Olimpik në Kroaci. Sonte po lutemi për fitore të Kombëtares tonë në Lyon”, ka shkruar Kuka.

Exit mobile version