Reperi i njohur Majk ka qenë një ndër emrat më të përfolur ditëve të fundit në mediat rozë.
Ai u bë baba për herë të parë, pasi ish-e dashuria e tij solli në jetë një djalë, të pagëzuar tashmë me emrin Roan.
Ndonëse Majk nuk është deklaruar fare rreth kësaj çështje duke e mbajtur më së miri për vete jetën e tij private, së fundmi, ai ka shfaqur disa shenja të cilat bëjnë me dije se Majk e ka pranuar vërtet djalin e tij, dhe është babai i Roanit.
Në llogarinë e tij personale në Instagram, tek biografia Majk, përveç emrit të tij të vërtetë, labelit dhe lokacionit, së fundmi ka shtuar dhe shkronjën “R”.
E mesa duket është pikërisht ky “R”, iniciali i cili bën fansat të aludojnë se e gjithë lumturia momentale e reperit mban emrin e djalit të tij Roan.
Përndryshe, reperi aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/