Telegrafi

Mahrez drejt largimit, pas të interesohen tri skuadra të mëdha angleze

Getty Images

Me shumë mundësi aventura e Riyad Mahrez te Leicester City do të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Algjeriani gjatë verës do jetë një nga pikat më interesante në tregun e transferimeve pasi tashmë për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra.

Sipas The Independent, të gatshëm për ta blerë anësorin janë Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami.

Për Mahrez ka shfaqur interesim edhe Barcelona, por ky transferim vështirë që do të ndodh pasi lojtari dëshiron qëndrimin në Ligën Premier.

26-vjeçari ka shënuar 10 gola këtë sezon me ‘Dhelpërat’ në të gjitha garat. /Telegrafi/