Telegrafi

Maguire nuk ftohet në miqësoren me Atalantan, mbrojtësi pritet të transferohet te United

Harry Maguire pritet të largohet nga Leicester City për tu transferuar te Manchester United.

Ish-kampioni anglez nuk e ka ftuar mbrojtësin për ndeshjen e sotme miqësore kundër Atalantas së Berat Gjimshitit.

Atalanta luan kundër “Dhelprave” në ndeshjen e tyre të fundit para fillimit të sezonit të ri në Serie A gjersa mbrojtësi nuk pritet të luajë.

“The Telegraph” shkruan sot se menaxheri Brendan Rodgers zhvilloi bisedime me futbollistin dhe të dy palët ranë dakord se ishte më së miri që mos të aktivizohej në miqësoren e sotme.

Leicester ka frikë se lojtari nuk është i përgatitur mentalisht pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes së lojtarit.

Ndryshe, e ardhmja e Maguire do të zgjidhet, në një mënyrë ose në një tjetër, pasi afati kalimtar i verës do të mbyllet pak më pak se një javë. /Telegrafi/