Telegrafi

Madhështia e Messit pas fitimit të trofeut, ylli argjentinas merr duartrokitjet e të gjithëve me gjestin e bërë me ish-kapitenin e Inter Miamit

Lionel Messi është padyshim një nga më të mëdhenjtë që ka parë historia e futbollit, pasi ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në fushë.

Por shpesh herë ylli argjentinas ka treguar se është shumë i madh edhe jashtë fushave sidomos me bashkëlojtarët e tij, duke i dhuruar edhe penalltitë.

Një gjë të tillë Messi e bëri me Josef Martinez disa ndeshje më parë, teksa ka treguar madhështinë e tij edhe pasi fituan Kupën e Ligës me Inter Miamin.

Lexo po ashtu Messi sërish shënon gol të mrekullueshëm, Inter Miami fiton trofeun e parë në histori të klubit

Ylli argjentinas nuk e ka marrë vet trofeun për ta ngritur, përkundër se është kapiten i skuadrës amerikane.

Messi e ftoi mbrojtësin DeAndre Yedlin i cili mbajti shiritin e kapitenit te Inter Miami para transferimit të argjentinasit.

Përkundër se Yedlin refuzoi fillimisht ta kapte trofeun, Messi e urdhëroi pasi e vlerësoi se ai është futbollisti i duhur si ish-kapiten për ta ngritur lartë trofeun e fituar.

Lexo po ashtu Askush në botë si ai, Messi fiton trofeun e parë me Inter Miamin dhe thyen një rekord botëror

Ky gjest i Messit është bërë viral në rrjetet sociale, pasi ylli argjentinas ka marrë lëvdatat nga e gjithë bota për gjestin e bërë.

Kësisoj përpos që tregon madhështinë e tij në çdo ndeshje si futbollist, Messi edhe njëherë tregoi madhështinë e tij me bashkëlojtarët. /Telegrafi/