Telegrafi

Madalina Ghenea, bukuroshja që cilësohet si ‘Sophia Loren e re’ shkëlqeu me një fustan sfidues në Kanë

(Foto: FilmMagic)

Madalina Ghenea, aktorja dhe modelja rumune, e cila nga shumëkush konsiderohet ndër femrat më të bukura në botë dhe cilësohet si ‘Sophia Loren e re’, ka shkëlqyer në tepihun e kuq të Kanës.

35-vjeçarja u shfaq në Festivalin e Filmit me një fustan ngjyrë kafe me një të çarë të thellë që i nxirrte në pah këmbët e saj të gjata.

Lexo po ashtu Bukuroshja rumune Madalina Ghenea ishte në qendër të vëmendjes në Kanë

Fustani kishte njërin sup të zbuluar dhe ishte lidhur rreth qafës, ndërsa veshjen e kishte plotësuar me vathë floriri dhe sandale me taka të larta.

Lexo po ashtu Krahasohet me Sofia Loren, Madalina Diana fascinon me bukurinë dhe atraktivitetin (Foto)
(Foto: FilmMagic)

Roli i parë i rëndësishëm i Madelinas ishte në filmin “House of Gucci”, ku luajti pikërisht Sophia Lorenin dhe për shkak të pamjes së saj, shumë e krahasojnë me aktoren e njohur italiane.

Së shpejti do të shfaqet filmi “Deep Fear”, në të cilin rolin kryesor e luan bukuroshja rumune.

Lexo po ashtu Rikthimi i dashurisë? DiCaprio shfaqet në të njëjtin klub të natës me bukuroshen rumune

Sa i përket jetës romantike, ajo është spekuluar të ketë pasur lidhje të shkurtra me Leonardo DiCaprio dhe Gerard Butler. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)