Site icon Telegrafi

Macroni konfirmon vrasjen e gazetarit francez, tregon emrin e tij

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka zbuluar identitetin e gazetarit të vrarë francez në lindje të Ukrainës.

Macron tha se 32-vjeçari u qëllua për vdekje derisa ishte brenda autobusit së bashku me civilët ukrainas, që po largoheshin nga bombat ruse, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vritet një gazetar francez në Ukrainë

Bëhet fjalë për Leclerc-Imhoff i cili po punonte për televizionin francez BFM TV. Madje është raportuar se autobusi është goditur në afërsi të Severdonetskut – që prej ditësh po bombardohet nga forcat ruse.

“Ndajë dhimbjen me familjen, të afërmit dhe kolegët e Frederic Lecler-Imhoff, që u shprehi ngushëllime”, tha presidenti francez. /Telegrafi/

Exit mobile version