Telegrafi

Macron do vizitojë Kinën në fillim të muajit prill pas shpalosjes së planit të paqes

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se do të vizitojë Kinën në fillim të prillit – pjesërisht për të mbështetur ndihmën e Pekinit për t’i dhënë fund luftës.

Kjo vjen pasi Kina shpalosi një plan paqeje prej 12 pikash, që bën thirrje për një armëpushim nga Rusia dhe Ukraina, transmeton Telegrafi.

Macron e quajti planin e paqes “një gjë të mirë”.

Pekini duhet të ndihmojë Perëndimin “të ushtrojë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të mos përdorë kurrë armë kimike ose bërthamore”, u tha ai gazetarëve në një panair bujqësor në Paris.

Megjithatë, jo të gjithë udhëheqësit e kanë mirëpritur planin e propozuar të paqes nga Kina

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk kishte parë “asgjë në plan” që do të përfitonte “kushdo tjetër përveç Rusisë” nëse do të zbatohej. /Telegrafi/