Site icon Telegrafi

Macron: Vendimi i Trumpit për Jerusalemin ishte një gabim

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se njohja e Jeruzalemit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump si kryeqytet i Izraelit ishte një gabim dhe Franca nuk ka plane për t’i ndjekur hapat e tij, shkruan Telegrafi.

Macron të mërkurën u takua me grupin kryesor hebrenjve të Francës, tët cilët i kërkuan Francës të bënte një njohje të ngjashme.

Udhëheqësi francez tha se nuk mendonte se Trump “ndihmoi në zgjidhjen e konfliktit” midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ai e quajti veprimin e SHBA-së ‘një gabim të vërtetë në këtë kontekst’.

Macron tha se nëse Franca do ta bënte të njëjtën gjë “do të humbnim këtë status të ndërmjetësit të ndershëm, e cila është e vetmja gjë e dobishme për rajonin”, një status që Shtetet e Bashkuara nuk mund të gëzojnë më. /Telegrafi/

Exit mobile version