Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se presidenti amerikan Joe Biden “ka marrë vendim të mirë” duke lejuar Ukrainën të përdorët raketat amerikane për të sulmuar në territorin rus.
Macron tha se rruga e re Biden është një kundërpërgjigje ndaj Rusisë që ka eskaluar konfliktin në Ukrainë – duke përdorur ushtarët e Koresë së Veriut në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kishte thënë më herët se përdorimi i armëve amerikane për të sulmuar objektivat në Rusi përbën “një situatë të re përsa i përket përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt”.
Ushtria ruse prej kohësh përdorë armë të huajve për ta sulmuar Ukrainën, siç janë dronët iranian Shahed.
Në fillim të këtij viti, Macron tha se ishte në favor të lejimit të Ukrainës për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, duke pasur parasysh se Moska po përfitonte nga kufizimet perëndimore në përdorimin e raketave të dhuruara.
Të dielën administrata amerikane në largim e Biden kishte lejuar Kievin të përdorte ATACMS me rreze të gjatë kundër Rusisë.
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka thënë se do të kërkojë një marrëveshje paqeje me Rusinë, dhe ka kërcënuar se do të ndalojë ndihmën për Ukrainën. /Telegrafi/