Gjatë natës, presidenti i SHBA-së, Joe Biden ishte i drejtpërdrejtë në komentet e tij për Rusinë, duke e quajtur aktivitetin e saj në Ukrainë “gjenocid”.
Megjithatë, homologu i tij francez Emmanuel Macron, i cili ka qenë një lojtar i madh në përpjekjen për të bindur Vladimir Putin për t’u tërhequr nga Ukraina, ka refuzuar të shkojë aq larg me deklarime.
Ai tha sot në mëngjes: “Do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj (rusët dhe ukrainasit) janë vëllezër”.
Macron aktualisht po e zhvendos fokusin në betejën e tij të ardhshme zgjedhore për president të Francës me Marine Le Pen. /Telegrafi/