Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshëndetur sot nisjen e dërgesës së parë të drithërave nga anija transportuese e nisur nga porti ukrainas Odessa.
Gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, pallati presidencial Elysee, ka bërë të ditur se Macron ka ritheksuar edhe njëherë përpjekjet evropiane për eksportimin e drithërave të Ukrainës edhe përmes tokës, dhe të njëjtën kohë të vazhdojë edhe nëpër ujë, transmeton Telegrafi.
Biseda telefonike mes dy liderëve – pra Macron dhe Zelensky ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, thuhet ndër tjera në kumtesën e pallatit Elysee.
Sa i përket sulmit të fundit të forcave ruse mbi një qendër mbajtjeje në Olenivka, presidenti francez ritheksoi mbështetjen për popullin ukrainas dhe rezistencën e tyre si dhe ka folur për atë sesi do të bëjë gjithçka që krimet e kryera të mos përfundojnë pa u ndëshkuar.
Macron gjatë bisedës më Zelensky ka bërë të ditur se Franca do të vazhdojë ta mbështesë ushtrinë ukrainase, që po bën të pamundurën që të ndalë agresionin rus. /Telegrafi/