Site icon Telegrafi

Macron me paralajmërim të ri për aleatët perëndimor për Rusinë

Kushdo që mendon se Rusia do të ndalet në Donbas dhe Krime e ka gabim, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron.

I pyetur në lidhje me komentet e Kremlinit për Rusinë që e konsideron veten në luftë për shkak të ndërhyrjes së Perëndimit në anën e Ukrainës, udhëheqësi francez u tha sot zyrtarëve në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel se do të ishte gabim të mendohej se Rusia planifikoi të ndalonte agresionin e saj në Donbas dhe Krime.

“Duke përdorur këtë term, njeriu gjithashtu hap pasiguri rreth objektivave ushtarake të Rusisë”, shtoi ai, raporton skynews.

Lexo po ashtu Macron i ashpër me aleatët: Nuk duhet t'i kufizojmë ndihmat ushtarake - edhe tanket nuk dëshironim t'i dërgonim, por i transferuam në Ukrainë

Këto komente të reja erdhën pasi lideri francez tha se Evropa duhet të përgatitet për luftë nëse dëshiron paqe, duke e quajtur Rusinë e Vladimir Putinit një kundërshtar që nuk do të ndalet në Ukrainë nëse mposht trupat e Kievit.

Macron shkaktoi polemika muajin e kaluar pasi tha se nuk mund të përjashtonte vendosjen e trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen, me shumë liderë që distancoheshin nga kjo, ndërsa të tjerët, veçanërisht në Evropën Lindore, shprehën mbështetje.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version