Site icon Telegrafi

Macron nuk pret që bisedimet për luftën në Ukrainë të përfundojnë për pak javë

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se nuk pret që negociatat mbi luftën në Ukrainë të përfundojnë për pak javë.

Ai i kërkuar Vladimir Putinit armëpushim, duke ia bërë të qartë se kjo duhet të vijë para çfarëdo dialogu – por presidenti rus ka refuzuar një propozim të tillë – duke i bërë bisedimet edhe më të vështira, transmeton Telegrafi.

Madje presidenti francez tha në një konferencë për media, se Putin po bën një gabim historik me luftën e zhvilluar kundër ukrainasve.

Macron bëri të qartë se duhet të respektohen njerëzit nga të gjitha vendet, dhe të sigurohet se asnjë komb nuk do të poshtërohet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version