Një koment i presidentit francez, Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër ka shkaktuar zemërim në Ukrainë.
Macron e kishte përdorur këtë shprehje për të shpjeguar pse mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk janë gjenocidale.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka dënuar deklaratën e të parit të shtetit francez, duke i quajtur komentet “zhgënjyese”, raporton skynews.
Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha se “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore – Rusisë dhe Ukrainës – filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në vitin 2014”.
“Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet ukrainase në muajin shkurt”, pohoi Nikolenko.
Ai shtoi se “vëllezërit” nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre. /Telegrafi/