Site icon Telegrafi

Macron i kërkon Putinit që ta telefonojë Zelenskyn

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se telefonata e tij të enjten me presidentin rus Vladimir Putin, për të kërkuar ndalimin e ofensivës ushtarake të Rusisë, ishte bërë në emër të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili nuk ishte në gjendje të kontaktonte drejtpërdrejt me të.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Macron tha të premten herët se biseda e tij me Putinin ishte e sinqertë, e drejtpërdrejtë dhe e shkurtër. “Biseda u bë gjithashtu për t’i kërkuar atij të diskutonte me presidentin Zelenskyy i cili e kishte kërkuar këtë, sepse nuk mund ta arrinte atë”, tha Macron pas pjesëmarrjes në një samit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Për javë të tëra, Macron ka kërkuar të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë, duke u përpjekur në një moment të ndërmjetësojë një takim midis Putinit dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Lexo po ashtu Zelensky i gatshëm të flas me Putinin rreth statusit neutral me Rusinë

Të premten, Macron tha se Putini kishte qenë mashtrues në shkëmbimet e tij me udhëheqësin francez, pasi po përgatitej për të pushtuar Ukrainën në momentin kur diskutonte detajet e marrëveshjeve të Minskut, një marrëveshje e vitit 2015 midis Rusisë dhe Ukrainës mbi kontrollin e Ukrainës Lindore që nuk u zbatua kurrë.

“Po, ka pasur dyfytyrësi. Po, ishte një zgjidhje e qëllimshme dhe e vetëdijshme për të nisur luftën kur ne ende mund të negocionim paqen”, tha Macron.

Lexo po ashtu Gruaja e guximshme ukrainase përballet me ushtarin e armatosur rus: Çfarë po bëni në vendin tonë?

Të premten, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian iu përgjigj komenteve të Putinit, që paralajmëroi se kushdo që do të përpiqet ta kërcënojë Rusinë ose të dalë në rrugën e saj do të përballet me pasoja “të tilla që nuk i keni parë kurrë në tërë historinë tuaj”.

Lexo po ashtu Heroi ukrainas - ushtari hodhi vetën në erë në një urë për të parandaluar avancimin e rusëve

Putini “e di shumë mirë se NATO është gjithashtu një aleancë bërthamore”, tha Le Drian. /Telegrafi/

Exit mobile version