Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është “dëshira e tij” të shohë një bllokim të plotë të eksporteve ruse të qymyrit dhe naftës në Bashkimi Evropian.
Deklarata e Macronit vjen pas zbulimit të asaj që ai e përshkroi si “krime lufte” në qytetin ukrainas të Bucha.
Duke folur për France Inter, ai tha se ka “shenja shumë të qarta” se krime lufte janë kryer në Bucha dhe se “tashmë është vërtetuar se ushtria ruse” është përgjegjëse për to. /Telegrafi/