Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më herët pohoi se ka diskutuar me homologun e Francës, Emmanuel Macron rreth “terrorizmit bërthamor” të Rusisë.
Tani i pari i shtetit francez është shqetësuar me gjendjen rreth objekteve bërthamore të Ukrainës.
Ai shton se mbështeti një propozim të mbikëqyrësit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që hetuesit të dërgohen për të shqyrtuar situatën rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.
Ditët e fundit ka pasur shqetësime për granatimet pranë centralit bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë, raporton bbc.
Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për rreziqet ndaj objektit bërthamor.
Edhe pse kontrollohet nga forcat ushtarake të Rusisë, ai ende operohet nga teknikë ukrainas. /Telegrafi/
Continued dialogue with 🇫🇷 President @EmmanuelMacron. Informed about the situation at the front, Russia's nuclear terrorism at the ZNPP. Thanked for 🇫🇷's tangible defense aid. Discussed macro-financial aid to 🇺🇦 & food security challenges. We must increase sanctions on Russia.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 16, 2022