Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi publik ka thënë se në këtë parti parti për pesë ditë janë anëtarësuar mbi 600 vullnetarë në Podujevë.
LVV thotë se kryetari i partisë, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë pritur sot dhjetëra aktivistë të rinj në Podujevë, transmeton Telegrafi.
“|Sot, në qendër të Besianës, aty ku është e vendosur tenda e Lëvizjes Vetëvendosje dolën për vizitë Kryetari Albin Kurti dhe kandidati e kryetari i Komunës së Besianës së pas datës 29, Shpejtim Bulliqi. Aty ata u pritën nga dhjetëra aktivistë të rinj të cilët po e përhapin frymën e ndryshimit dhe aktivizmin rinor në çdo cep të Komunës”, thuhet në njoftim.
LVV pohon se “mbështetja që kanë marrë është garanci ndryshimit që po vjen”.
“Në vetëm 5 ditë të vendosjes së tendës, janë anëtarësuar mbi 600 vullnetarë e të rinj të gatshëm për të ndihmuar Lëvizjen për të sjellë në Besianë qeverisje komunale çfarë meriton vendi dhe qytetarët tanë. Kjo mbështetje e jashtëzakonshme dhe ky numër kaq i madh i anëtarëve të rinj është garancia e ndryshimit që po vjen”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/