Ka nisur takimi i presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike.
Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se takimi i sotëm është jokushtetues, transmeton Telegrafi.
“Me këtë urgjencë ne do të duhej të luftonim kundër pandemisë COVID-19, por siç duket për këtë nuk jeni të interesuar prandaj nuk ishit i pranishëm president, kur kryeministri Kurti ftoi të gjithë për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe për të luftuar pandeminë COVID-19. Jeni bërë bashkë për të dalë kundër LVV-së. Kam parë me shqetësim qëndrimin tuaj, ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky format sot është jokushtetues. Ju bëjmë ftesë të respektoni Kushtetutën dhe ta kryeni vetëm detyrën tuaj si president”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka thënë se presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën dhe të mos thërras më takime të tilla./Telegrafi/