Telegrafi

LVV akuzon Qeverinë Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Qeverisë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në një konferencë për medie, nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi tha se nuk ka pasur përpjekje për të kontrolluar pandeminë.

“Përballja me pandeminë COVID-19 ka dalë nga kontrolli, për një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për ta pasur në kontroll. Dështimi me pandeminë do të ketë pasoja edhe në ekonomi”, tha Bislimi.

Ish-ministri i Financave dhe Transfereve, po ashtu ka adresuar kritika edhe për mos zbatimin Pakos Emergjente Fiskale.

Ai thotë se zbatimi i kësaj Pako po stopohen dhe shpenzimet e Kartonit të Gjelbër nuk u mbuluan.

“Pagesat e Pakos Emergjente Fiskale u stopuan. Mbulimi i Kartonit të Gjelbër nuk u mbulua, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po i kalojnë”, tha Bislimi.

Po ashtu, Bislimi ka prezantuar edhe një anketë lidhur me gjendjen e aktuale. /Telegrafi/