Site icon Telegrafi

Lukaku ‘veshë’ fanellën e Man Cityt, bllokon goditjen e Di Marcos që shkonte në rrjetë

Finalja e Ligës së Kampionëve është futur në momentet vendimtare, ku Manchester City po udhëheq ndaj Interit me rezultat 1-0.

Golin që hapi ndeshjen e shënoi Rodri në minutën e 68-të të ndeshjes.

Pasi pranoi gol, Interi u hodh në sulm duke rrezikuar më shumë portën e Man Cityt.

Lexo po ashtu Man City kalon në epërsi ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve

Rastin më të mirë për ta barazuar e kishte Di Marco që gjuajti bukur me kokë, por topi goditi shtyllën.

Nga topi i kthyer gjuajti sërish Di Marco, por goditja e tij u bllokua nga shoku i skuadrës së tij, Romelu Lukaku.

Kur kanë mbetu më pak se 20 minuta lojë, Machester City po shkon drejt fitimit të trofeut të parë në histori. /Telegrafi/

Exit mobile version