Luiz Inacio Lula da Silva ka thënë se administrata braziliane dënon shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.
I pari i shtetit brazilian gjithashtu mbrojti përpjekjet për t’i dhënë fund luftës – disa orë pasi ukrainasit kritikuan përpjekjet për paqe të 77-vjeçarit.
Duke folur pas drekës me presidentin rumun, Klaus Werner Iohannis, Lula këmbënguli se një grup kombesh duhet të mblidhen për të ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë, Ukraina e ka ftuar presidentin brazilian të vizitojë vendin e shkatërruar nga lufta dhe të shohë vetë pasojat e pushtimit rus, raporton skynews.
Kjo vjen një ditë pasi Sergey Lavrov, ministri i Jashtëm rus, takoi Lulën në Brasilia dhe vuri në dukje pikëpamjet e përbashkëta të Brazilit dhe Rusisë rreth luftës në Ukrainë.
“Për të kuptuar shkaqet e vërteta të agresionit rus dhe pasojat për sigurinë globale, ftojmë presidentin brazilian ta viziton Ukrainën”, deklaroi zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
Ukraina po ndjek me interes përpjekjet e Lulës për të gjetur një zgjidhje për luftën, por nuk pranoi që “viktima dhe agresori” të trajtohen në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/