Telegrafi

Luke Shaw tallet me Lukakun pas eliminimit të Interit në Ligën e Kampionëve

Luke Shaw ishte i shpejtë për të mirëpritur Romelu Lukaku në Ligën e Evropës pasi Interi humbi nga Barcelona dhe konfirmoi se ata do të bashkohen me Manchester United në garën e dytë ekipore evropiane.

Në ndeshjen e fundit të grupeve të Grupit të Ligës së Kampionëve, Interi duhej të barazonte rezultatin e Borussia Dortmund për të kaluar tutje, me gjermanët që luanin kundër Slavia Pragës.

Nerazzurrët dështuan për të mposhtur Barçën ndërsa Dortmundi mori të tre pikët që do të thotë se Lukaku dhe shokët e tij të skuadrës u eliminuan.

Lexo po ashtu Interi pëson nga Barcelona në shtëpi – bie në Ligën e Evropës

Ata përfunduan në vendin e tretë dhe do të kalojnë në Ligën e Evropës, aty ku bëjnë pjesë ekipe tjera të rëndësishme si Manchester Unitedi, Arsenali e Roma.

Ky kalim i klubit italian në Ligën e Evropës ka bërë që anglezi i Unitedit, Luke Shaw, të tallet me ish-bashkëlojtarin e tij, Lukaku.

Shaw shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i uruar mikpritje sulmuesit belg. /Telegrafi/