Telegrafi

Lukaku u përpoq të rihapte bisedimet me Interin

Romelu Lukaku thuhet se kohëve të fundit ka kontaktuar Interin për të provuar të rihapë bisedimet pasi Juventusi nuk është në gjendje ta nënshkruajë atë.

Sulmuesi belg 30-vjeçar ka dominuar titujt kryesorë javët e fundit. Nerazzurrët kaluan javë të tëra duke u përpjekur të arrijnë marrëveshjen e duhur me Chelsean, por më pas vendosën të hiqnin dorë nga ai pasi zbuluan bisedat e tij me Juventusin.

Lukaku nuk është pjesë e projektit në Chelsea, por nuk mund të bëjë një lëvizje në Torino derisa Dusan Vlahovic të shitet, duke lënë Arabinë Saudite si destinacionin tjetër të vetëm të mundshëm.

Lexo po ashtu Interi tërhiqet nga gara për Lukakun, i lë derën e hapur për Juventusin

La Gazzetta dello Sport detajon se si situata e bindi Lukakun të bënte një hap të vogël mbrapa drejt Interit, kështu që ditët e fundit ai rihapi bisedimet me klubin.

Nerazzurrët i mbyllën menjëherë bisedimet, duke mos u interesuar më për të marrë 30-vjeçarin.

Lexo po ashtu Curva Nord e Interit me reagim publik kundër Lukakut

Tani ata janë duke u fokusuar në objektiva të tjerë, si Folarin Balogun i Arsenalit dhe Alvaro Morata i Atletico Madridit.

Lukaku tani është lënë në një pozitë të vështirë. Chelsea dhe Inter nuk e duan atë, Juventus nuk mund ta nënshkruajë atë dhe ai nuk është i prirur për idenë që të shkojë në Arabinë Saudite, duke e lënë të ardhmen e tij të mbuluar në dyshim. /Telegrafi/